Kofi Annan varroset në vendlindjen e tij në Gana

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 15:29 | Nga

Kofi Annan do të pushojë në vendlindjen e tij në Gana të Afrikës.

Në varrimin e tij të enjtën, e veja e Annanit, Nane Maria, udhëhoqi qindra persona që kishin shkuar për varrim, duke përfshirë udhëheqësit botëror.

Ajo e quajti burrin e saj një person “të jashtëzakonshëm” i cili kishte gëzime në jetë, transmeton Klan Kosova.

Mijëra njerëz kanë vizituar arkivolin e tij në vendin e tij të origjinës gjatë tri ditëve zie kombëtare që u shpallën për Anannin, i cili u quajt “një nga figurat e vërteta, ikonë e kohëve moderne” nga presidenti i Ganës, Nana Akufo Ado.

Ndërkaq liderët botëror e kanë falënderuar ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së duke bërë  thirrje për ta mbajtur gjallë trashëgiminë e një “optimisti kokëfortë” për të krijuar një botë më të mirë dhe paqësore.

Annan udhëhoqi OKB-në nga viti 1997 deri në vitin 2006 duke u bërë  kështu personi i parë nga Afrika që mori këtë post.

Ai vdiq më 18 gusht, në moshën 80 vjeçare në shtëpinë e tij në Zvicër, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme