Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e federatave sportive të Kosovës, sportistëve dhe trajnerëve, të dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2018. Komiteti Olimpik i Kosovës do të kategorizojë sportet, sportistët dhe trajnerët.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, tha se pas një punë jashtëzakonisht serioze të bërë nga komisioni ka ardhur deri ndarja e federatave në katër grupe A B C D, raporton Ekonomia Online.
“Ekzistojnë rregullorja për kategorizimin e federatave dhe ky është viti i dytë që punohet përmes kategorizimit dhe mund te them se çdo here jemi duke përparuar pas një punë intensive do dalimin me kategorizimin e sporteve, sportisteve dhe trajnerëve dhe konsideroj se është standard i lartë i këtyre çështjeve dhe na radhit tek shtet e avancuara sa i takon ndarjes së mjeteve financiare”, tha Hasani.
Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut, ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pas vështirësi në vlerësimin dhe verifikimin për kategorizimin e sportistëve, trajnerëve dhe në kategorizimin e sporteve.
“Gjatë vitit të kaluar i kemi pasur të vendosura disa rregullore kemi pasur vështirësi më shumë gjatë vlerësimit sepse verifikimi i secilit dokumentacion ka qenë i detajuar dhe kjo ka marr më shumë kohë mendoj se si komision ia kemi dal mbanë dhe punën e kemi bërë një punë të mirë. Nuk them që nuk kemi bërë asnjë gabim por nëse kemi bërë ndonjë”, tha Haxhijaj.
Sipas tij, 31 federata kanë aplikuar ku 29 prej tyre janë kategorizuar.
“31 federata kanë aplikuar prej 29 janë kategorizuar 2 kanë mbetur jashtë kategorizimit. 6 federata kanë hyrë në grupin A, 13 në B dhe dy federata qe nuk janë kategorizuar arsyeja pse janë badmintoni sapo është themeluar në fund të vitit të kaluar dhe kategorizimi bëhet për gjithë vitin kategorik, dhe kjo nuk ka ende licence nga ministria e kulturës dhe minigolfit në kriteret e rregulloret duhet t i ketë 50 sportistë aktiv dhe këtë nuk e ka dëshmuar dhe si aktivitet e ka pasur minimumin prej tyre”, shtoi Haxhijaj.
Sa i përket kategorizimit të sportistëve, Majlinda Kelmendi është vlerësuar me 100 pikë, duke pasuar nga Nora Gjakova, Herolind Nixhevci, Donjeta Sadiku, etj.
“Si komision kemi vendosur që deri te behët aktive nuk mund të kategorizohet. Kemi nxjerr rekomandim kemi kërkuar nga ministri të ndaj fonde që të ndahen në shumë nga 10 mijë euro që ato të mund të funksionojnë. Kategorizimi sportistëve, Majlinda Kelmendi me 100 pikë, Nora Gjakova me 60 pikë. Karate, Herolind Nishevci me 60 pikë. Boksi Donjeta Sadiku me 12.6”, pohoi Haxhijaj.
Ndërsa kategorizimi i trajnerëve vijon me Driton KUkës, Sheipër Zogiani, etj.
“Kategorizimi i trajnerëve Driton Kuka 177.40 pikë, Shqipe Zogiani 54 pikë, Nazmi Gashi 10 pikë, Zinadin Kryeziu 7.5”, tha ai