Kompania ajrore ofron gabimisht 95 për qind zbritje për fluturimet luksoze

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Zakonisht, fluturimet nga Vietnami në qytetet e Amerikës Veriore kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë. Sidoqoftë, një kompani ajrore me bazë në Hong Kong ka bërë një gabim të madh, duke ofruar udhëtime luksoze në këto vende me një çmim special prej 675 dollarësh.

Ndonëse kompania e ka kuptuar se ka bërë një gabim, ajo ka lejuar që udhëtarët të udhëtojnë me këto çmime të ulëta. “Gëzuar vitit 2019 të gjithëve. Një befasi shumë e mirë për vitin e ri. Po, e kemi bërë një gabim, por ju mirëpresim në aeroplan me biletat tuaja. Shpresojmë se kjo do ta bëjë të veçantë vitin 2019 për ju”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Besohet se fluturimet e ofruara me çmim prej 675 dollarësh normalisht kushtojnë rreth 16 mijë dollarë në sektorin e ulëseve luksoze. Ky krahasim paraqet zbritje prej më shumë se 95 për qind. Në gabimin e kompanisë u ofruan edhe fluturime tjera, përfshirë çmimet prej 1000 dhe 1100 dollarëve për fluturimet drejt Nju Jorkut, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme