Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Ibrahim Alalaëi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DAMAN”, kompani me renome botërore për sigurimet shëndetësore nga Abu Dhabi.
Në këtë takim u diskutua për rolin e Ministrisë së Financave në sistemin e kujdesit shëndetësor, në veçanti për përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit për këtë sektor si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për sa i përket këtij sektori.
Përfaqësuesit e kompanisë “DAMAN”, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për të parë për së afërmi dhe për të vlerësuar situatën sa i përket sigurimeve shëndetësore në Kosovë, si dhe njoftuan zëvendësministrin Agim Krasniqi, me përgatitjen nga ana e tyre të një udhërrëfyesi lidhur me implementimin e sigurimeve shëndetësore.