Kompania e pastrimit redukton shërbimet shkaku i mungesës së stafit

Lipjan | 12 Jan 2017 | 11:39 | Nga

Pas reshjeve të dendura të borës kompania ”Pastrimi” në Lipjan ka reduktuar shërbimet për pastrimin e mbeturinave si pasojë e mungesës së stafit, të cilët tashmë janë të angazhuar në pastrimin e rrugëve nëpër fshatra dhe pastrimin e trotuareve në qytet, shkruan sot Koha Ditore.

Në shumicën e lagjeve në Lipjan dhe nëpër fshatra kontejnerët janë të stërmbushur me mbeturina, e si pasojë e kësaj qytetarët po ndihen të rrezikuar edhe nga qentë endacakë të cilët vazhdimisht po qëndrojnë pranë tyre.

Xhelal Krasniqi, përgjegjës i kompanisë “Pastrimi” në Lipjan, ka thënë se gjatë pastrimit të rrugëve nëpër qytet bora e madhe ka bllokuar trotuaret dhe për këtë arsyeje ka angazhuar shumicën e stafit në mënyrë që lëvizja e qytetarëve nëpër trotuare të jetë e lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme