Kompania e themeluar nga Angelina Jolie ngrit padi ndaj Brad Pitt

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Një kompani e themeluar nga aktorja amerikane Angelina Jolie ka ngritur një padi prej 287 milionë eurosh kundër ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

Që nga njoftimi i ndarjes së tyre në vitin 2016, Jolie dhe Pitt janë përfshirë në procedurat e divorcit në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve dhe mosmarrëveshjet pronësore, shkruan independent.co.uk.

Padia ka të bëjë me vreshtat e rrushit në Francë që ish-çifti blenë së bashku gjatë lidhjes së tyre.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura të martën (6 shtator) dhe të parë nga Page Six pretendojnë se Pitt u përpoq të “marrë kontrollin” e pasurisë prej 1,300 hektarësh “në shenjë hakmarrjeje” për “procedurat e divorcit dhe kujdestarisë”.

Të ngjashme