Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Gjakova” ka një njoftim për borxhlinjtë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Gjakova” përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një aksion për të njoftuar borxhlinjtë se do të ndërmarrin të gjitha masat ndaj të gjithë atyre që kanë borxhe.

Kompania ka njoftuar se ka dal në terren për të njoftuar konsumatorët se do të fillojnë kyçjet.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se ekipa jonë është duke vizituar konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 300 euro, për ti njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi.

Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht, në afat prej 5 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyret tona me qëllim të shlyerjes së borxhit ose riprogramimit të tij me këste nga 12 deri 36 muaj.

Në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 5 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar  të ngrisim  procedurat  përmbarimore,  tek Përmbaruesit Privat.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre duke bërë shlyerjen e borxhit si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njejta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme