Kompania “Florenti Trans” në hall me inspektorë të MMPH-së – Pronari: S’po na japin leje, është e qëllimshme

Vushtrri | 17 Qer 2023 | 09:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania për përpunimin e betonit dhe zhavorrit, “Florenti Trans”, tash e një vit e gjysmë është në hall të madh me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shkak për këtë, po del të jetë leja mjedisore që ky dikaster qëllimshëm sipas pronarëve nuk po ua lëshon.  Madje, gjatë ditës së djeshme, inspektorë të MMPHI-së, u panë në vend punishten e këtij biznesi.

Ekonomia Online, ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër rrjedhën e këtij inspektimi. Fillimisht, ata nuk kanë treguar nëse posedojnë ndonjë vendim për këtë vizitë. Thanë, se për inspektime nuk është i nevojshëm vendimi.

Elbasan Shala, inspektor nga ky institucion, tregoi për dyshimet që i kanë pasur.

“Ne kemi ardhur me zbatuar një vendim i cili është në fuqi dhe kemi ardhur me pa nëse po respektohet ai vendim. Ne kemi ardhur këtu, në orën 14, dhe u tham se kemi dyshime se nuk po respektohet vendimi. Në momentin e inspektimit nuk është parë duke punuar, kemi dyshime që janë larguar shiritat.

Pronari i kompanisë për përpunimin e betonit, Zeqir Zeneli, tregoi për Ekonomia Online sfidat që përballen ata si biznese.

“Kemi licencë prej shtatorit të vitit 2022.  Përpos licencës kemi pëlqim komunal, kemi pëlqim të Ministrisë së Mjedisit, kemi leje ujore por vetëm leje mjedisore nuk e kemi marrë ende, jeni duke pritur që një vit e gjysmë nga Ministria. Nga KPMM kemi licencë”, tha ai, teksa tregon edhe vuajtjet që i shkaktojnë inspektorët e Ministrisë.

“Vijnë shpesh, jo nuk keni drejtë me punuar, jo s’keni licencë a në fakt e kemi licencën, kemi drejt me punuar mjete tjera përpos me beton për momentin dhe jemi në pritje për leje prej vitit të kaluar. Kemi aplikuar, nuk kthejnë përgjigje a përgjigja është dashur të jepet brenda 30 ditësh. Ka prej dikujt tendencë me na ndal, se betonjerkat nuk i plotësojnë kushtet sikurse ne. Kanë ardhur në gjysmë të natës dhe na kanë dënuar, thonin se i ka dërguar ministri (Liburn Aliu)”, tha ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznese (AKB), Agim Shahini i tha Ekonomia Online se kanë marrë ankesa të vazhdueshme nga kompania për vendosjen e masave burokratike.

Sipas tij, kjo është shqetësuese, madje thotë se inspektorët janë thirrur në emër të kryeministrit e ministrin, gjë që beson se ata nuk janë ën dijeni fare për këtë problem.

Shahini thotë se nga e hënë do të bisedojnë më të gjitha institucionet që të gjendet zgjidhje.

“Kompania ka një problem të vazhdueshme qe një kohë të gjatë. Kemi qenë edhe para 3-4 muajsh kur kanë ardhur Inspektorati i shoqëruar me Policinë. Kjo është shqetësim, Kosova po vuan nga burokracia, po vuan  nga njerëz të padijshëm që le shenja korrupitive. Inspektorët vijën këtu e thirren në emër të ministrit e jo ligji. As Albin Kurti e as ministri Liburn Aliu, jam i bindur se nuk e dinë që kjo kompania e ka këtë problem, ata po mundohet me promovuar vendin në anë tjetër kërkohen procedura burokratike”.

“Kjo kompani ka qenë shumë kompania e mirë, tash është në situatë financiare të vështirë. Nga dita e hënë do t’i adresohemi kryeministrit, ministrit për këtë problem dhe për këto procedua të gjata, ligjet janë të mira por zbatueshmëria po mungon”.

Të ngjashme