Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pikëkalimin kufitar në Merdar ta lëshojë për mallra me origjinë nga Serbia.
Visar Rexhepi, nga Obiliqi, i cili posedon firmë transportues është ankuar se po neglizhohen nga Dogana e Kosovës, për shkak të kontrolleve të shumta.
Ai tha se kanë pritur që nga pasdita në terminal, por që kamionët nuk janë lëshuar ende për qarkullim.
“Ne kemi ardhur dje, që nga ora 16:00 kemi hyrë në terminal, e transportojmë lëndën e parë, grurin për Kosovë. Ka neglizhencë në Doganë të Kosovës.
Në rregull është kontrolli në terminal, po pastaj ata në kontroll në Prishtinë po e kthejnë dhe ka vonesa të mëdha”, ka thënë Rexhepi, transmeton IndeksOnline.
Rexhepi tha se ata e bëjnë transportin e grurit, siç e kanë bërë më parë.
“Prej orës 9 kur e kemi përfundu kontrollin që ora gati 14:00 ende nuk kanë dalë kamionët që bëjmë transpor gruri. Vonesat janë për shkak të kontrolleve të shtuara.
Na e bëjmë të njëjtin lëndë, të njëjtin material e kemi bo edhe kur nuk ka pas bllokada.
Para së te kemi bllokada kontrollet janë kryer për gjysmë ore, tashti po ka kontrolle edhe në kufi edhe në doganë”, tha ai.
Ai tha se po neglizhohen nga Dogana e Kosovës, pika në Prishtinë e cila sipas Rexhepit po punon kadale.
“Dogana jonë po neglizhon po punon ngaadalë, po këqyrin mos ka ndonjë gjë në kamionë apo në material të ngarkuar. Neglizhencën më të madhe e këna prej pikës në Prishtinë”, ka theksuar ai.
Rexhepi gjithashtu theksojë se nëse vazhdojnë me këso kontrolle nuk do mundem të punojnë pasi të presin 3-4 ditë për një kamion është e pamundur./IndeksOnline/