Cristiano Ronaldo shënoi me penallti në sekondat e fundit të takimit me Juventusin, duke i dhënë kualifikimin Realit, ndonëse mes shumë polemikave.
Gjithsesi, penalltia e shumëdiskutuar duket se ndikoi negativisht vetëm te bardhezinjtë, që i dhanë lamtumirën kompeticionit, jo te tifozët që kishin besuar te përmbysja.
Kjo sepse një nga kompanitë më të mëdha të basteve në botë, Bet Fair vendosi të shpallë fitues të gjithë personat që parashikuan fitoren 0-3 të Juventusit, duke ‘zhvlerësuar’golin e Ronaldos.
Kompania raporton se kanë qenë rreth 1500 persona që kanë parashikuar një fitore 0-3 të Juventusit, të cilët janë shpallur fitues në fund, ndërsa edhe kompani të tjera bastesh pritet të ndjekin të njëjtën strategji.