Kompanitë që merren me derivate hedhin poshtë pretendimet e AKK-së për mashtrim

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 12:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve – ShQNGL, pjesë e Odës Ekonomike, ka mbajtur takim në lidhje me vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që prek këto kompani, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, tha se Agjencia Kosovare e Konkurrencës, gaboi kur i akuzoi kompanitë që merren me derivate se të njëjtat kanë një fitim prej 60 për qind dhe se po i mashtrojnë qytetarët.

“16 kompani vitin e kaluar janë hetuar me kurdisjen e çmimeve. Në vitin e kaluar e kemi kundërshtuar dhe nuk do ta pranojmë prapë. Qëndrimi i shoqatës është se nuk ka pas marrëveshje dhe nuk ka pas çmim kartel”.

“Ky komunitet i biznesit e meriton një respekt më të madh sepse 30% e buxhetit të Kosovës e përbëjnë. Unë mendoj që duhet të kemi një takim me kryetarin e Agjencionit dhe duhet të bëjmë një kërkesë dhe të bisedojmë me ta. Shoqata kundërshtoj sepse nuk kemi fitim 60% në derivatet e naftës dhe nuk kemi asnjë marrëveshje për çmimin”, tha Berjani.

Pretendimet e Agjencisë së Konkurrencës i hedh poshtë edhe kompania “HIB Petrol”.

“Unë jam dakord që kumtesa e përbashkët është që nuk ka marrëveshja mes kompanive dhe të punohet dhe ti kontestomë të gjitha pikëpamjet e Agjencisë Kosovare të Konkurrencës dhe t’i kundërshtojmë”, deklaroi Hysen Lajçi nga HIB Petrol.

Tahir Zogu, nga kompania “Shell Kosova” tha se ata nuk mund të arrijnë as në 10% fitimin dhe se pretendimet e AKK-së nuk qëndrojnë.

“Edhe unë i bashkëngjitëm pakënaqësive të kolegëve e tjerë se ne fitojmë 60%.Nëse ne arrijmë bruto të fitojmë 10% do të ishim shumë të kënaqur. Ka raste që kemi fituar edhe 3cent për litër. Kostoja e taksës rrugore pagat dhe humbjet që nuk mbulohen. Shell aplikon politikën ndërkombëtare dhe nuk i intereson konkurrenca. Ne me një territor si Kosova që ka dhe shume pompa atëherë nuk mund të fitojmë 60%”, tha ai.

Agim Behluli nga kompania “Iliria”, u ankua se po paguajnë akcizë 55 cent për litër dhe se e kanë të pamundur të arrijnë të fitojnë 60 për qind.

“Populli duhet të bindet se ne i paguajmë akcizë 55 cent për litër dhe nuk ka mundësi me fitu ne 60%.Vetëm 6% me na dal fitim ne jemi shumë të kënaqur, shtoi Behluli.

Edhe kompania “Delta Group” u ankua për akcizë të lartë dhe kushte jo të mira.

“Importi komplet me akcizën me TVSH del 1 euro një litër. Një ngarkesë kushton rreth 15 mijë euro dhe diku 15 mijë euro është akciza dhe TVSh që duhet të paguhet dhe nuk mund të del ky fitim sipas Autoritet Kosovar të Konkurrencës”, tha Esat Jusaj nga Delta Group.

Të ngjashme