Manchester City ka humbur derbin lokal përballë Manchester United.
Skuadra e Pep Guardiolës ishte në epërsi prej dy golave në pjesën e parë.
Por, Djajtë e Kuq bënë një rikthim fantastik duke shënuar tre gola për të marrë tri pikët.
Kësisoj City nuk arriti ta festoj titullin e kampionit përballë rivalit lokal.
Kapiteni i skuadrës nga ‘Etihad Stadium’, Vincent Kompany ka thënë se United kishte kohë më shumë për ta përgatitur ndeshjen.
“U pa qartë se United kishte një javë ë përgatiste këtë takim ndërsa ne patëm vetëm dy ditë. Ata kishin më shumë energji”, u shpreh Kompany.
Belgu tha se fitorja e rivalit lokal ishte e merituar.
“Ishte fitore e merituar nga United por më duhet ta pranoj se edhe ne i ndihmuam me gabimet tona”.
“Nuk është faji i askujt përveç kalendarit të ngjeshur, megjithatë nuk na falet që humbëm epërsinë prej dy golave”, përfundoi Kompany.
City pritet ta festojë titullin e kampionit javën e ardhshme.