Kompletohet kalimi i Rey Manajt te Spezia

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Rey Manaj do të jetë lojtar më i ri i klubit nga Serie A, Spezias.

Sulmuesi shqiptar po largohet nga Barcelona, për t’u rikthyer në kampionatin italian.

Në të kaluarën, Manaj ishte pjesë e Interit, derisa kishte kaluar nëpër disa skuadra, për të përfunduar më pas te Barcelona.

Por, klubi katalunas nuk ka hapësirë në skuadrën e parë, andaj vendosi ta dërgonte në huazim te Spezia.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Manaj ka kompletuar testet mjekësore dhe do të huazohet deri në fund të sezonit me të drejt blerje.

Nëse Spezia vendosë ta blejë kartonin e tij, atëherë Barcelona do të përfitojë tre milionë euro.

Të ngjashme