Komuna e Deçanit e ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramossaj, i cili e publikoi në Facebook edhe vendimin e shtypur të këtij rasti.
“Në bazë të Vendimit Nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) Nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL. Çdo ditë e më shumë po arrijmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë”, ka shkruar ai.