Komuna e Deçanit shtynë aplikimin për bursa të studentëve

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ka shtyrë afatin për aplikim për bursa të studentëve për vitin akademik 2020/21.

Në njoftimin për medie nga kjo komunë, bëhet e ditur se arsye e shtyrjes së këtij vendimi është se administrata e universiteteve gjenden në pushim.

“Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka hapur konkursin për përfitimin e bursave për vitin akademik 2020/21, mirëpo për arsye se zyrat e administratës së universiteteve janë në pushim gjatë muajit gusht, afati për aplikim shtyhet deri më datë 15 shtator të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme