Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit u ka bërë apel dhe kërkesë të gjithë prindërve që të mos i pengojnë nxënësit për të vijuar mësimin në shkollat amë, të kundërtën do të merren masat sipas ligjeve të aplikueshme në vend.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit të mos i pengojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet.
DKA-ja ka siguruar transportin e nxënësve sipas Ligjit për të gjitha paralelet e fuzionuara për të ndjekur mësimin në shkollat amë.