Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku u diskutuan 4 pika të rendit të ditës, mirëpo kryesuesi i Kuvendit ka propozuar edhe dy pika shtesë për këtë mbledhje, propozim ndryshimin e rregullores komunale për transparencë më harmonizim të dy neneve të Ligjit për qasje në dokumente publike dhe propozim vendim për bartjen dhe transferin e mjeteve, transmeton Ekonomia Online.
Në mbledhjen morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues nga organizata joqeveritare KDI.
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 26.09.2019 ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendimi për miratimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE-së) 2019-2021 ka kaluar me 23 vota për dhe 6 abstenime.
Raporti financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar-Shtator 2019 është diskutuar nga anëtarë të Kuvendit.
Propozim Rregullorja Komunale për Transparencë është votuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit për plotësim ndryshimin e nenit 27 të kësaj rregullore e harmonizuar me nenin 10 dhe 20 të Ligjit Nr.06/L-081 për qasje në dokumente publike.
Propozim vendimi për bartjen dhe transferin e mjeteve për kategorinë ekonomike paga dhe mëditje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” që behët nga kategoria e njëjtë nga sektori i Arsimit.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.