Komuna e Drenasit ka reaguar ndaj deklarimeve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Në reagimin e dërguar medieve, kjo komunë i quan deklarimet “kryekëput politike”.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:
Komuna e Drenasit, me keqardhje ka lexuar deklarimet ne emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së të cilat nxisin urrejtje dhe përçarje tek shtresa më e ndjeshme e popullit tonë, dhe ato deklarime janë kryekëput politike dhe me motivet me të ulëta që përdorën vetëm për fushat dhe nuk janë asnjëherë të vërteta. Komuna e Drenasit ka dhënë pëlqimin për dërgimin ne banjë 33 familje dëshmorësh.
Komuna e Drenasit edhe me herët është përballur me presione të tilla, mirëpo për hir të opinionit do të japim sqarime të detajume ne lidhje me deklarimet e tyre, duke mos lënduar asnjë familje dëshmori, invalidi apo veterani të UÇK-së. Letra e tyre drejtuar mediave ka kryekëput motive politike, përçarëse dhe mesazhe plotësisht të manipuluara. Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i saj, Ramiz Lladrovci ka deklaruar ne takimin e parë pas marrjes se detyrës që ka pasur me familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve se do të kujdesem për këto kategori sipas mundësive ligjore që ka Komuna, dhe atë ka bërë. Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i saj, i ka kërkuar fillimisht të parashtrojnë kërkesë familjeve të dëshmorëve, të cilat pas regjistrimit në Komunë të gjitha janë proceduar dhe miratuar.
Nga kjo kategori ne Komunën e Drenasit kanë arritur nga shoqata e familjeve të dëshmorëve 31 kërkesa të kompletuara, të gjitha kërkesat janë miratuar, pa asnjë refuzim dhe këto familje janë dërguar në banjë për trajtim dhe rehabilitim shëndetësor. Paraja publike i nënshtrohet kontrollit dhe nuk është e personave, apo familjeve të caktuara, pasi që ajo është e taksapaguesve tanë. Komuna e Drenasit mirëpret kërkesat e kompletuara nga shoqata e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së për t’i dërguar ne banjë edhe viteve të ardhshme. Komuna e Drenasit kërkon nga shoqatat e dala nga lufta të mos lejoj ne këtë kohë të manipuloj me shtresën me të ndjeshme të vendit tonë, me asnjë situatë të mos bëhet përçarje e as manipulime ne kohë fushate, pasi që Komuna e Drenasit dhe kryetari Ramiz Lladrovci nuk shkel ligjin e as besimin e qytetarëve. Për hir të transparencës dhe llogaridhënies ne ju përcjellim vendimin për financimin e kësaj kategorie si dhe listën e miratuar në Kuvendin Komunal dhe e protokollar nga ana e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve me emrat e prindërve të dëshmorëve të UÇK-së që kanë shkuar për trajtim dhe rehabilitim shëndetësor ne banjë.