Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organizatën IADK ndihmon qumështarët ferizajas me 5 laktofriz

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 15:05 | Nga

Pesë fermerë ferizajas që merren me shitjen dhe përpunimin e qumështit kanë përfituar 5 laktofriz dhe 25 bidonë për ruajtje të qumështit nga një marrëveshje që ka lidhur komuna me organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë.

Drejtoria komunale e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës IADK për fermerët e këtushëm ka shpërndarë sot 5 laktofriz, pajisje që shërbejnë për ruajtje të qumështit si dhe 25 bidonë për këto nevoja.

Drejtori i kësaj Drejtorie Burim Bajrami thotë se cilësia e qumështit është prioritet i aktiviteteve i drejtorisë cilën e udhëheqë , andaj kjo përkrahje për qumështarët vjen si rezultat i punës së mirë që kanë bërë ata deri më tani.

“Në bashkëpunim me organizatën IADK po ndihmojmë këta fermerë për të mundësuar që ata të ruajnë sa më mirë qumështin e tyre. Për neve cilësia e qumështit është mjaft e rëndësishme në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, prandaj angazhimet nuk do të mungojnë as në të ardhmen. Ne kemi edhe një bashkëpunim tjetër për pikën e perimeve me organizatën IADK , dhe si komunë kemi participuar me një vlerë prej 8 mijë eurosh në tërësi , kurse pjesa tjetër është dhënë nga fermerët dhe organizata IADK” tha Bajrami.

Edhe qumështarët ferizajas pohojnë se vet nuk do të mund ta blinin një pajisje të tillë ngase është mjaft shtrenjte. Këtë mundësi me një participim të vogël nga ana e tyre e vlerësojnë mjaft të rëndësishme për veprimtarinë e tyre , për të cilën thonë se kanë mjaft vështirësi të shitjes dhe plasmanit në treg.

Zyrtarë të qeverisë lokale thonë se janë në bashkëpunim me organizatën IADK dhe partnerë të tjerë që të rrisin subvencionet për fermerët ferizajas, me ç’rast do të jepeshin subvencione dhe pajisje më të mëdha në shërbim të fermerëve që tashmë kanë krijuar ekonomi të vogla familjare.

Image may contain: 1 person, suit and phoneImage may contain: 3 people, people smiling, beard and outdoorImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 2 people, people standing, cloud, wedding, sky and outdoor

Të ngjashme