Komuna e Ferizajt premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Koordinimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballen  operatorët kabllorë në Komunën e Ferizajt ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt Arben Halili.

Anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj, falënderoi Halilin për gatishmërinë për realizim të këtij takimi.

Ai shtoi që Komuna e Ferizajt tashmë është e njoftuar me problemet e operatorëve kabllorë, pasi që edhe më parë kemi realizuar takime për këtë qëllim dhe është premtuar zgjidhja e tyre.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Arben Halili Komuna është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.

Në fund të këtij takimi u vendos që në fillim të javën së vijim Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës do të cilës është plotësimi i kërkesave të operatorëve.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe operatorët kabllorë u dakorduan që në rast të rrezikimit të jetës së ndonjë prej teknikëve, përgjegjësia do të bie mbi nënkontraktorin komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme