12 biznese përfitojnë pajisje nga Fondi i Punësimit në Ferizaj

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Projekti për pajisjen me aparatura dhe makineri të caktuara për bizneset prodhuese me qëllim fuqizimin e tyre në tregun vendor e synimet që të dalin në tregun e jashtëm po vijon, transmeton Ekonomia Online.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, bëri shpërndarjen e pajisjeve për 12 biznese prodhuese, përfituese të skemës së mbështetjes në kuadër të Fondit të Punësimit.

Këto pajisje dhe gjithë ky projekt po vlerësohen me peshë të madhe në rritjen e prodhimtarisë së biznesit lokal si dhe operimit më të lehtë në treg. Kështu e vlerësoi drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi këtë nismë, ku ndër të tjera tha se kjo mbështetje për bizneset e vogla lokale do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Ditë më parë bashkë me kryetarin Aliu bëmë shpërndarjen edhe të një kontigjenti të pajisjeve për përfituesit e skemës së mbështetjes në kuadër të projektit “Fondi i Punësimit”. Ky ritëm po vijon edhe sot, ku kemi 12 biznese lokale përfituese të këtyre pajisjeve. Këto nisma të qeverisë lokale janë të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e biznesit të vogël e të mesëm. Gatishmëria e qeverisjes Aliu është që të vijoj me mbështetje si kjo por edhe zgjerimin e avancimin e saj në të ardhmen” tha ndër të tjera drejtori Bytyqi.

Vijon mbështetja nga Komuna, 12 biznese përfitojnë pajisje nga Fondi i PunësimitProjekti për pajisjen me aparatura dhe…

Gepostet von Komuna e Ferizajt am Donnerstag, 21. November 2019

Të ngjashme