Komuna e Fushë-Kosovës: Ndërtimi i shkollës domosdoshmëri

Fushë Kosovë | 25 Kor 2017 | 12:50 | Nga

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ndërtimi i një objekti të ri shkollor në afërsi të “Kompleksit 300” është domosdoshmëri.

Në një përgjigje për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nënvizohet numri i madh i nxënësve me të cilët përballet shkolla “Mihal Grameno”.

Më tutje në komunikatë nënvizohet se ndërtimi i objektit shkollor është duke u bërë sipas të gjitha standardeve dhe se ka pasur një objekt shkollor që ka nisur të ndërtohet nga Ministria e Arsimit, që nuk ka përfunduar ende, por për të cilin nuk është bërë ‘zhurmë’ fare.

Të ngjashme