Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Save the Children kanë bërë shpërndarjen e pakove me materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisjeve higjienike për fëmijët me nevoja të veçanta në dy shkolla në Gjilan.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se Save the Children është partner i vazhdueshëm i Gjilanit dhe gjithnjë ka në qendër nxënësit dhe kushtet më të mirë për ta.
“Sot së bashku me Save the Children ne kemi shpërndarë pakot me material didaktike, lodra dhe pajisje të ndryshme për fëmijë në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” dhe “Nazmi Hoxha”. Kjo është mbështetje për arsimin në përgjithësi, për nxënësit dhe mësimdhënësit e posaqërisht në këtë rast kur i gjithë ky donacion është i dedikuar për fëmijët dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar”, ka thënë drejtori Gagica.
Drejtori i Arsimit në këtë ngjarje ka falënderuar edhe kryetari e Komunës, Lutfi Haziri, i cili në ka dhënë mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit në përgjithësi e veçanërisht në kapacitete profesionale dhe ngritje të cilësisë në arsim.