Mehmet Ballazhi, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).
Ballazhi ka njoftuar se ky takim u finalizua me nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi mes organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe komunës Hani i Elezit.
“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit në mes të YIHR KS dhe Komunës, në kuadër të fushëveprimit të organizatës, qëllim i së cilës është fuqizimi i të rinjve duke marrë pjesë në aktivitete të edukimit joformal dhe përmes kësaj të marrin më shumë informacione për të drejtat e tyre”.