Organizata joqeveritare “KOHA” në Klinë, ka njoftuar të mërkurën se Kuvendi Komunal i Klinës, ka institucionalizuar shënimin e ngjarjes “Komuna e Hapur”.
Sipas kësaj organizate, propozimi i tyre për caktimin e ditës “Komuna e Hapur’’ për qytetarët, është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal. Ky vendim, siç thuhet në njoftimin e kësaj organizate, është marrë pas organizimit të përbashkët me organet komunale, kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit, në fund të muajit korrik, ngjarjen “Komuna e Hapur”, që qëllim kishte hapjen e komunës ndaj publikut, duke krijuar qasje në mjedisin e punës të se secilit organ komunal, si edhe zyrat e stafit civil apo politik, përkatësisht drejtorive komunale.
Atë ditë janë vënë në dispozicion të publikut udhëheqësit komunalë, duke komunikuar në mënyrë krejt joformale me qytetarët e interesuar.