Edhe Komuna e Kamenicës iu ka bashkuar komunave të ndryshme të Kosovës që tashmë e kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në festat e fundvitit.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarët. Mjetet piroteknike, sipas tij, do të ndalohen veçanarisht në rrugë e sheshe.
Njoftimi i plotë:
Pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë ramë dakord që në vendet publike, veçanërisht në rrugë dhe sheshe mos të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, për shkak të sigurisë së qytetarëve e fëmijëve.
I bëj apel të gjithë qytetarëve që mos t’i përdorin mjetet piroteknike në vendet publike në mënyrë që ta kalojmë këtë vit pa pasur lëndime e pasoja. Të gjithë ata që nuk do e zbatojnë këtë urdhëresë, do të pasojnë gjobat nga 10 deri në 100 euro.
Festoni pa e rrezikuar jetën e askujt!