Komuna e Lipjanit i del në ndihmë komunitetit RAE

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 13:24 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe përfaqësuesja e OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve (VORAE)”, Violeta Thaçi sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e aktiviteteve në projektin: “Përfshirja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe grupe të tjera të cenuara në Kosovë”, me theks të veçantë në komponenten e përmirësimit të kushteve të banimit.

Përveç familjeve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, në këtë projekt do të përfshihen edhe komunitete të tjera që kanë nevojë për përkrahje për përmirësimin e kushteve të banimit ku do të përfitojnë deri 19 – të familje nga Komuna e Lipjanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme