Komuna e Lipjanit kërkon ndihmën e qytetarëve për ruajtjen e hapësirave publike

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për parandalimin e vandalizmit dhe dëmtimit të hapësirave publike, pas rasteve të fundit ku janë dëmtuar mjaft shumë drunjtë dekorativë të qytetit, shportat e mbeturinave, ulëset dhe ndriçimi publik, gjithandej, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu që tani institucionet komunale po kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për parandalimin e dëmtimit të pasurisë publike, derisa të gjitha investimet e bëra në këtë qytet janë realizuar nga buxheti i taksapaguesve të vendit.

Gjatë dy vjetëve të fundit rreth kësaj çështjeje edhe organizata “Swiss Incorporation Helvetas” nga Zvicra nëpërmjet OJQ-së “DEMOS” dhe në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit kanë realizuar edhe fushata vetëdijesuese, si dhe me dhjetëra aktivitete kundër vandalizmit në hapësira publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme