Komuna e Meyrinit të Zvicrës dhe ajo e Malishevës forcojnë bashkëpunimin

????????????????????????????????????
Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafir të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në Kosovë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me të vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Malishevës.

Në këto takime, komunat e Meyrinit dhe e Malishevës, janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, e sidomos në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore.

Delegacioni nga Myrin, ishte i përbërë nga Këshilli i Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger dhe ishin të shoqëruar nga “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.

Në takimin përmbyllës të kësaj vizite, kryetari i Malishevës dhe ai i Meyrinit, Ragip Begaj dhe Pierre Alain Tschudi, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe kanë lënë porosinë që edhe në të ardhmen nga brezat e tjerë të vazhdohet me këtë bashkëpunim, dhe të vazhdohet miqësia e krijuar në mes të dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme