Komuna e Mitrovicës do të ndajë 20 mijë euro për familje Brahimi nga fshati Kçiq, si ndihmë pas shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë e tyre të shtunën në mbrëmje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza
“Me qëllimin që ju dalim në ndihmë të familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të marrë vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe një herë, uroj shërim të shpejtë për të lënduar”, ka shkruar ai në Facebook.
15 anëtarë të kësaj familje janë kanë pësuar lëndime, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë pas shpërthimit të bombolës së gazit.
Të dielën nga ShSKUK është bërë e ditur se një 10- vjeçare pritet të dërgohet për shërim në Suedi për shkak të natyrës së plagëve të marra nga djegia./teve1