Komuna e Mitrovicës mbështet gratë fermere në agro-përpunim

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 10:44 | Nga

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri ka nënshkruar kontratat me gratë fermere që kanë përfituar nga projekti i subvencionimit të veprimtarive bujqësore. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim, Nasuf Aliu.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i përgëzoi gratë përfituese për punën e tyre të palodhshme dhe i garantoi ato se komuna do t’i përmirësojnë kushtet për veprimtaritë bujqësore, në mënyrë që gratë të zgjerojnë kapacitete e tyre prodhuese e përpunuese dhe të gjenerojnë vende të lira të punës. Ai shtoi se suksesi i këtyre grave fermere do tu shërbej si motiv grave të tjera për tu marrë me veprimtaritë e ndryshme bujqësore.

Nënkryetari Faruk Mujka, pasi i falënderoj gratë fermere për punën e suksesshme, tha se komuna do të bëj përpjekje që krijoj kushte për afarizëm sa më të mirë ekonomik dhe sidomos sigurimin e tregjeve për shitjen e produkteve të tyre.

Drejtori Aliu, po ashtu uroj përfitueset nga projekti i subvencionimit dhe falënderoi ato për punën që po bëjnë, ju premtoj se Drejtoria e tij do të qëndrojë gjithmonë pran tyre, me qëllim të fuqizimit të bizneseve që ato i drejtojnë në këtë fushë.
“Do të angazhohemi për gjetjen e fondeve dhe përmes subvencioneve të ndryshme që gratë fermere të jenë të suksesshme në veprimtaritë e tyre bujqësore. Qysh tani po punojmë që të ju mbështesim në zgjerimin e kapacitetet të pikave grumbulluese dhe përpunuese të bimëve aromatike dhe të tjera. Ky bashkëpunim i mirë, që synojmë ta rrisim në vitin e ardhshëm, do të ndihmojë në zëvendësimin e produkteve serbe në treg me ato vendore”, tha ndër të tjera drejtori Aliu.

Nga ky projekt kanë përfituar tri gra fermere Hidajete Rexha, Nadire Hasani, nga Frashri dhe Violeta Hasani, po ashtu nga Frashri, që kanë përfituar nga një makinë për bluarje MATEKA 32, vitrinë vertikale me kapacitet prej 900 litra dhe dyer për deponinë e produkteve.

dsc_0075

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme