Komuna e Pejës kërkon nga qyetarët mos t’ia mësyejnë Grykës së Rugovës, Policia do t’i kthejë prapa

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës kërkon nga qyetarët që të mos i frekuentojnë Grykën e Rugovës dhe pjesë të tjera natyrore, sepse do të kthehn mbrapa.

Kjo për arsye të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Te dashur qytetarë të Pejës

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë bërë më rigoroze!

Mos u nisni për ecje e shetitje në gryken e Rugovës dhe as në pjeset tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa!

Kjo masē është e domosdoshme për ta ruajtur jeten tuaj!

Me shpresë në mirëkuptimin tuaj
Shtabi i Emergjences

Të ngjashme