Komuna e Prishtinës anulon të gjitha aktivitetet kulturore e sportive

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv në kryeqytet, në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

‘’Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e komunës

Nga aksidenti i sotëm në Kroaci, vdiqën 10 persona ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.

E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë.

Të ngjashme