Komuna e Prishtinës – bizenseve:  Mos hidhni në kontenjerë lëndë djegëse

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hudhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

Sipas njoftimit për media nga Komuna e Prishtinës, mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve, kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre.

“Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth. Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme