Komuna e Prishtinës dhe projekti i Millennium Foundation Kosovo (MFK) kanë nënshkruar marrëveshje për renovimin e soliterëve në lagjen Ulpiana, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se nënshkrimi i marrëveshjes me MFK-në është një sukses i madh, pasi investime në banesat në Ulpianë kanë qentë të domosdoshme.
Nënshkrimi i marrëveshjes u be nga Kryetari Shpend Ahmeti, dhe Petrit Selimi.
“Ka të bëjë me ndërtesat e Ulpianës, e cila ka një planifikim të mirë rekreacioni, solitera këta që janë të njohur dhe të mbështjella në mënyrë interesante të cilat nuk janë ndërruar asnjëherë dhe ankesat e qytetarëve kanë qenë nga më të ndryshmet, dhe kjo ka qenë arsyeja që të kërkojmë ndihmë nga MFK-ja”, tha ai.
Krejt ky organizim ka qenë në bashkëpunim me banorët tha tutje Ahmeti.
“Janë organizuar disa takime me banorë, për të gjetur mënyrën më të mirë dhe të shëndetshme për ta realizuar këtë projekt”, u shpreh tutje Ahmeti
Mes tjerash Kryetari Ahmeti tha që janë në pritje edhe të shumë projekteve tjera siç është vendosja e njësorëve të ngrohjes qendrore, projekt tjetër shumë i rëndësishëm që bashkërisht me z.Selimi do realizojmë por edhe shumë projekte tjera tutje.
Petrit Selimi, kryeshefi ekzekutiv i MFK-së tha që Prishtina është një nga shtatë komunat që janë përzgjedhur për investim nga Banka Botërore.
“Prishtina është një nga shtatë komunat e Bankës Botërore që të realizojmë investime dhe projekte të tilla, ne në këtë proces nga Banka Botërore dhe ky është intervenimi i parë në këtë komunë por shumë shpejtë do kemi investime tjera”, tha Selimi.