Komuna e Prishtinës do të punësojë 10 persona me nevoja të veçanta

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës do të punësojë 10 persona me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me ç’rast është organizuar një aktivitet me persona të kësaj kategorie.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka njoftuar se këtë vit komuna do të punësojë dhjetë persona.

Ai bëri thirrje personave me nevoja të veçanta të aplikojnë në pozita që shpallen e për të cilat ata ndihen kompetentë.

Megjithatë, Nushi tha se ekzistojnë dy ligje në fuqi të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën e që po shkaktojnë paqartësi.

“Njëri ligj thotë se për çdo 50 të punësuar, një duhet të jetë me aftësi të kufizuara. Ligji tjetër e ndalon këtë”, tha Nushi, raporton EO.

Sipas tij, nuk ka nevojë për favorizime, por thjesht t’u ofrohet mundësi e barabartë për punësim të gjithë njerëzve, pavarësisht dallimeve.

Të ngjashme