Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kanën nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacak.
Musliu ka paralajmëruar se Komuna do të bëjë blerjen e cipave që do tu vendosen qeneve. Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera.
Poashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.
“Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 llote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”.
“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operator. Si master-plan për trajtimin e qenve endacak është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musliu.
Ai tha se problemet më të mëdha e kanë pasur me ndërmarrjen “Pastrimi”, duke e shkarkuar edhe kryeshefin e kësaj kompanie për mos kryerjen e detyrave.
Mes tjerash, Musliu potencoi se paguajnë 4 milionë euro në vit për grumbullim të mbeturinave prandaj edhe do të merren më këtë ndërmarrje, raporton EO.
“Problemet që kemi pasur i kemi trashëguar me ndërmarrjen Pastrimi. Së fundmi kemi marrë një vendim dhe kemi shkarkuar kryeshefin për shkak të kësaj performance. Ne paguajmë 4 milionë euro në vit për shërbim për grumbullim të mbeturinave. Komuna merr përsipër edhe inkasimin që ndërmarrje të mos penalizohet”.
“Deponia disa herë i ka mbyll dyert për ndërmarrjen Pastrimi për shkak të borxhit që nuk ka mbërritur të paguajë. Tash jemi duke bërë riorganizim të ndërmarrjes. Pjesa urbane është duke ecur më mirë sa i përket stabilizimit”, tha ai.