Komuna e Prishtinës e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate “Pastrimit”, për pastrimin e qytetit

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës thotë se problemet e pazgjidhura që janë brenda kompanive publike të cilat ofrojnë, nuk duhet lejuar të pësojnë qytetarët e Prishtinës.

Përmes një njoftimi, Komuna vlerëson se situata me mbeturina është e papranueshme, duke ftuar akterët që të zhbllokojnë këtë cështje.

“Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhuar brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve. Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme”

Sipas njoftimit, Komuna e Prishtinës bën të ditur se është treguar gatishmëri t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo  gjendje alarmante.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme