Komuna e Prishtinës, këtë vit ka ndarë 75 mijë euro për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit, por ende nuk kanë përfunduar procedurat e tenderimit.
Komuna e Prishtinës, këtë vit nga buxheti i saj për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit ka ndarë 75 mijë euro.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Adonis Tahiri, zëdhënës i komunës së Prishtinës.
Sipas Tahirit, kjo shumë është më e madhe se vitin e kaluar pasi që këtë vit është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”.
“Këtë vit janë ndarë 75.000 euro për dekorimin e shesheve të Prishtinë. Diçka më shumë se vitin e kaluar, meqë është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari””, ka deklaruar Tahiri.
Ai po ashtu ka thënë për lajmi.net, se procedurat e tenderimit akoma nuk kanë përfunduar mirëpo, shumë shpejt do të bëhet kuptohet se cila kompani do ta bëj dekorimin e shesheve.
“Jemi fare në fund të procedurave të tenderimit, dhe së shpejti e marrim vesh se kush do t’i dekorojë dhe me çfarë çmimi”, ka deklaruar Tahiri.
Kujtojmë se vitin e kaluar komuna e Prishtinës për zbukurimin e shesheve kishte ndarë buxhet rreth 58 mijë euro.