Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë shpërndarë fletushka informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës.
Këtë e ka bërë të ditur, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
” Bashkë me Policinë e Kosovës kemi shpërnarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës. Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore”, ka shkruar Ahmeti.
Ky është postimi i plotë:
Bashkë me Policinë e Kosovës kemi shpërnarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës.
Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore.
Kohë më parë, në bashkëpunim me Terre des hommes – Kosovo kemi funksionalizuar Qendrën Ditore për Fëmijët në situatë rruge, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie.
Falenderojmë Policia E Kosoves dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.