Demokracy Plus ka publikuar një infografikë, sipas së cilës, Komuna e Prishtinës ka paguar gati 190 mijë euro për përfaqësim ligjor një kompani, edhe pse paguan tre zyrtarë komunal për këtë detyrë.
Sipas kësaj organizate, në vitet 2020 dhe 2022, Komuna ka lidhur tri kontrata me të njëjtën kompani.
Në vitin 2020, për gjashtë muaj ka shpenzuar 99 mijë e 453 euro për këtë qëllim .
“Komuna e Prishtinës ka paguar 189,790.25 euro për përfaqësim ligjor, në anën tjetër paguan edhe zyrtarë komunal për këtë detyrë. Në vitet 2020 dhe 2022, Komuna e Prishtinës ka lidhur tri kontrata me të njëjtin operator ekonomik. Gjithashtu, komuna e Prishtinës ka tre zyrtarë në zyrën ligjore që paguhen me pagë mujore dhe kanë për detyrë edhe përfaqësimin e komunës”, thuhet në infografikën e Demokracy Plus.