Ndërmarrja Publike Banesore në kudër të departamentit të mirëmbajtjes ka kryer renovimin e hyrjes së 100-të në kryeqytet, e cila ndodhet në lagjen Dardania, raporton Ekonomia Online.
Përmes këtij projekti që është renovimi i hyrjeve të ndërtesave kolektive në kuadër të NPB-së do bëhet renovimi dhe mirëmbajta e hyrjeve së bashku me një shërbim të veçantë, e që është pagesa e përbashkët e shpenzimeve të rrymës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e përfundimit të renovimit të kësaj hyrje në lagjen Dardania, tha se komuna e Prishtinës, ka shërbimet më të mira prej të gjitha kompanive, pasi që sipas tij, komuna që ai e udhëheqë, nuk punon për përfitim por për të ofruar shërbime për qytetarët.
“Sot gjindemi këtu për shkak që është hyrja e 100-të të cilën NPB e ka bërë këtë renovim që po e shihni e që nënkupton vendosjen e dyerve të reja, pastrimin dhe lyerjen brenda, pastrimi i kabllave në pjesë të mbyllur, e githë kjo për një shumë 6 euro në muaj, është shërbim tepër i kërkuar dhe ne nuk dijmë që kemi shërbim më të kërkuar, NPB është pronë e komunës 100 përqind, ne si komunë nuk kemi kompetenca brenda murit por vetë banorët e zgjedhin shërbim prej kujt e marrin dhe mendoj që ne si komunë e kemi shërbimin më të mirë prej të gjitha kompanive sepse me të vërtetë nuk punojmë për përfitim por për të ofru shërbime i cili nëse nuk bëhet kështu atherë neve na kthehet në kosto tjetër kund sepse ka më shumë probleme e papastërti, ne sot i shpërndamë çelësat dhe po e shoh nga banorët që kjo është tepër zgjidhje e mirë.”
Ndërsa Drilon Pireva, udhëheqës i projektit për investimet ne hyrjet e banesave, tha se në pritje janë edhe 100 hyrje të tjera për renovim, ndërsa sipas tij, projekti parasheh që të përfundoj 500 hyrje deri në vitin 2021.
“NPB është njëra ndërmarrjet më kryesore në treg, jo vec në Prishtinë por në krejt Kosovën, për administrimin e hyrjeve në bashkëpronësi të ndërtesave banesore, tash i kemi rreth 200 kerkesa të pronarëve të njesive banesore të cilët ju kanë drejtu NPB-së për renovim të hyrjes, kjo është hyrja e 100 që është rinovuar në pritje janë edhe 100 të tjera, ky projekt parasheh të i përfundoj 500 hyrje dhe është deri në fund të vitit 2021 dhe jemi duke shkuar shumë mirë dhe dinamikat po respektohen cdo herë dhe besoj që ne do arrijmë që edhe më shumë të përfundojmë hyrje.”
E qytetarët u shprehën se shuma për mirëmbajtjen e banesës së tyre është me një kosto simbolike dhe të përballueshme për ta.