Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës, do të mblidhet sot për të shqyrtuar mënyrën se si do të sillen stafi shëndetësor dhe bizneset pas masave të reja të Qeverisë, të cilat do të jenë shumë rigoroze, raporton Ekonomia Online.
Nga nesër hyjnë në fuqi masat e qeverisë në detyrë të Kosovës për kufizim të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ku çdo person ka të drejtë të dalë vetëm 90 minuta në ditë, në orare të caktuara që të shfrytëzojnë për të kryer obligimet e tyre.
Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, tregoi se deri më sot menaxhimi i situatës sa i përket përhapjes së Coronavirusit ka shkuar mirë, duke thënë se që nga nesër do të ketë masa të tjera të mbikëqyrjes ose kontrollit të lëvizjeve të qytetarëve.
Ai përmendi takimin e sotëm që do ta mbajnë me shtabin e Prishtinës, ku do të diskutohet lidhur me pikat të cilat do t’i sqarojnë se si do të veprojnë me punëtorët shëndetësor dhe ata të bizneseve.
“Deri më sot situata është menaxhuar mirë. Prej nesër fillojnë me masa të tjera dhe formë tjetër të mbikëqyrjes ose kontrollit të lëvizjeve të qytetarëve. Atëherë sot gjatë ditës që do t’i kemi takimet me Shtabin e Prishtinës do të sqarojmë pikat të cilat janë jo të qarta se si do të veprojmë me punëtorët shëndetësor, bizneseve se si i do të qarkullojnë që të arrijnë të kryejnë shërbimet esenciale. Takimet dhe sqarimi ose diskutimi i masave të marra janë në frymën pozitive të zbatimit të vendimeve”.
“Niveli komunal jo vetëm tash por gjithmonë edhe në vendimet e mëparshme është munduar maksimalisht dhe ka arritur që zbatoj vendimet e nivelit qendror me përpikëri aq sa ekzistojnë kushtet. Këto vendime do të mundohemi t’i respektojmë gjithmonë në koordinim 24 orësh me qytetarët që t’iu tregojmë se si duhet të zbatojmë vendimet e nivelit qendror”, deklaroi Gasshi.
Ai ka folur edhe për gjendjen e perosnave të infektuar me Coronavirus dhe menaxhimin e situatës.
Gashi ka thënë se numri i testuarve në Komunën e Prishtinës është i shpërndarë nëpër lagje të Prishtinës, 20 të fundit janë futur në një mbikëqyrje më të rreptë të kontrollit të policisë, në tri lagje në komunën e Prishtinës, si lagja Mati 1, Tophane dhe Veternik.
Sipas tij, zakonisht teste të cilat i realizohen në QKMF që vijnë me lista të gatshme nga IKSHPK-ja është kompetencë e nivelit qëndror që të vendos dhe të caktojë numrin e kontakteve dhe personave të cilët duhet të testohen.
“Me vendimet e nivelit qendror Prishtina futet në karantinë dhe numri i rritur i ditëve të fundit i rasteve të testuara me Coronavirus është rritur në nivel vendi. Përjashtimisht të fundit kur kishim në Prishtinë me 20 të testuar pozitiv që e çojnë numrin në 47 në Komunën e Prishtinës. Numri i testuarve në Komunën e Prishtinës është i shpërndarë nëpër lagje të Prishtinës, 20 të fundit janë futur në një mbikëqyrje më të rreptë të kontrollit të policisë”.
“Tri lagje në komunën e Prishtinës, lagja Mati 1, Tophane dhe Veternik, janë të mbikëqyrura nga ekipet e Policisë së Kosovës në mënyrë që të mos lejojnë lëvizjen e personave të testuar pozitiv dhe në këtë mënyrë të pengojnë përhapjen e Coronavirusit”, shtoi Gashi.
Zakonisht teste të cilat i realizojmë në QKMF që na vijnë me lista të gatshme nga IKSHPK-ja është kompetencë e nivelit qëndror që të vendos dhe të caktojë numrin e kontakteve dhe personave të cilët duhet të testohen” shtoi ai. Gashi theksoi se nuk kanë informata nga IKSHPK-ja që ndonjëri prej rasteve të infektuara është në gjendje kritike.
Ndërsa shumica prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në vetkarantinim, dhe rekomandohet që t’i përmbahen këshillave të IKSHPK-së, se si duhet të sillen koonform rregullave të protokolleve të këtij Instituti.
“Prej rasteve që janë në Komunën e Prishtinës nuk kemi informata nga IKSHP-ja që ndonjëri prej rasteve të infektuara është në gjendje kritike ose është në gjendje të rëndë. Shumica prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në vetkarantinim dhe sipas informative që i kemi nga IKSHPK-ja ditë më parë personat e tillë janë rekomanduar që ti përmbahen këshillave të IKSHPK-së, se si duhet të sillen koonform rregullave të protokolleve të këtij Instituti” shtoi ai.