Prishtinës i mungojnë 40 punëtorë shëndetësorë

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 08:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për Ekonomia Online, se shpreson që vitin e ardhshëm të ketë rritje të buxhetit në shëndetësi.

Ndër të tjerash, Gashi tha se në tridhjetë e katër institucione shëndetësore vazhdojnë të ofrojnë të gjitha shërbime për qytetarë të cilat kanë qenë para pandemisë, duke respektuar masat.

“Për këtë vit buxheti i shëndetësisë është i përfunduar sepse ka qenë i planifikuar vitin e kaluar. Mirëpo për vitin tjetër shpresojmë se do të kemi rritje të buxhetit” shtoi Gashi.

Sipas Gashit, javët në vazhdim do të ketë aplikim të vizitave me termin sepse janë siguruar 20 numra pa pagesë.

“Të gjitha shërbimet që qytetarët marrin në kujdesin shëndetësorë në tridhjetë e katër institucione shëndetësore që i ka kujdesi parësor shëndetësor vazhdojnë të ofrojnë të gjitha shërbime të cilat kanë qenë para pandemisë, normalisht duke respektuar masat”.

“Javët në vazhdim do të kemi aplikimin e vizitave me termin sepse kemi siguruar 20 numra pa pagesë dhe ky do të jetë një lajm i mirë për qytetarët”, shtoi ai.

“Në momentin që do të bëjmë publike numrat dhe qendrat se si do të funksionojë kjo i ftoj qytetarët që nga tash të përgatiten sepse shumë shpejt do të fillojnë vizitat me termin dhe asnjë shërbim tjetër përpos rasteve emergjente nuk do të merret pa kontaktuar numrat e QKMF-së”.

Ai tha se ka mungesë të stafit, diku 40 punëtorë shëndetësorë. Ai ka apeluar që në muajt në vazhdim të ketë rekrutim të punëtorëve shëndetësorë, raporton EO.

“Realisht me vite punojmë me numër të vogël të stafit dhe në mungesë të tyre. Aktualisht i kemi minus 40 punëtorë shëndetësorë në vitin 2020 të cilët nuk kemi arritur t’i rikthejmë, por që po ia dalim, mirëpo shpresojë që në muajt në vazhdim të kemi rekrutim të punëtorëve shëndetësor”, shtoi Gashi.

Të ngjashme