Prindërve u bëhet thirrje t’i vaksinojnë fëmijët, merren masa mbrojtëse ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 08:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas thirrjes së Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për vaksinimin e fëmijëve në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunë e Prishtinës janë bërë përgatitjet e nevojshme që ky shërbim të ofrohet sipas rekomandimeve.

Institut ka kërkuar që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbajnë distancën 2 metra, të bartin maska dhe mbajnë higjienën e duarve dhe higjienën personale.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se ka filluar vaksinimi i fëmijëve dhe se ky shërbim po ofrohet në kushte adekuate dhe duke shfrytëzuar masat mbrojtëse.

“Vaksinimi i rregullt i fëmijëve veç ka filluar në të gjitha Qendrat E Mjekësisë Familjare aty ku bëhet vaksinimi pas një periudhe që patëm pauzë sa i përket vaksinimit me rekomandime të IKSHP. Pasi IKShP doli dhe tha se duhet të  vazhdojë vaksinimi i rregullt me disa masa shtesë me kërkesë të UNICEF në qendrat në të cilat hyrja apo dhomat ku vaksinohen fëmijët kanë qenë të përbashkëta me pacientë të tjera, atëherë kemi vendosur tenda të këtyre qendrave të mjekësisë familjare dhe aty do të bëhet vaksinimi”.

Ai më tej ka shtuar se vaksinimi i rregullt është shumë i rëndësishëm dhe se prindërit duhet që t’i sjellin fëmijët etyre në qendrën më të afërt.

“…është bërë përpjekje që të bëhen kushtet adekuate aq sa ka mundësi që të jenë të ngrohta dhe të kenë ndriçim në mënyrë që tu ofrojmë shërbime cilësore. Në të gjitha qendra kemi marrë masat, dhe kush ka ndonjë dyshim futet në tendë. Sipas rekomandimeve të OBSh dhe IKShP vaksinimi i rregullt është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka pasur arsye që të ndalet sipas OBSh-së dhe tani kemi rifilluar vaksinimin me masa shtesë. I bëjmë thirrje prindërve që t’i sjellin fëmijët t’i vaksinojnë”.

Gashi ka garantuar prindërit se do të bëjnë të pamundurën që fëmijët të mos kenë kontakt me personat e tjerë, raporton EO.

“Fëmijët duhet të vazhdojnë të vaksinohen tu marrë parasysh që moshat e reja në këtë rast fëmijët që preken më së paku ata nuk parashihet që të preken nga virusi. Ne do të bëjmë të pamundurën që fëmijët të mos kenë kontakt me personat e tjerë”.

“Praktikisht ne kemi marrë masa për të gjitha kategoritë e personave. Edhe hyrja do të jetë e veçantë për fëmijë sepse janë vendosur pesë tenda në pesë qendra për vaksinimin e fëmijëve”.

Të ngjashme