Trembëdhjetë punëtorë të Mjekësisë Urgjente në Prishtinë kthen në punë pas vetizolimit

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 12:20 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente janë kthyer në punë pas vetizolimit.

Gashi ka sqaruar se pas testimit të parë ata rezultuan negativ me Coronavirus dhe qëndrimit në vetizolimit në koordinim me IKShP-në, janë kthyer kthyen në punë.

“Në përgjithësi menaxhimi i situatës që nga dita e shtunë kur kishim numrin më të madh është nën kontroll”.

“Tri ditët e fundit kemi numrin zero. Dëshiroj të ndaj edhe një lajm të mirë me juve për punëtorët Shëndetësor të Mjekësisë Urgjente të cilët në testimin e parë rezultuan të jenë negativ, pas fazës së vetizolimit në koordinim me IKShP-në 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente u kthyen në punë dhe vazhdojnë të jenë në frontin e parë sa i përket luftës me Coronavirusin”, shtoi Gashi.

Gashi deklaroi se në komunën e Prishtinës aktualisht janë 65 qytetarë të testuar pozitiv me Coronavirus.

“Në Komunën e Prishtinës aktualisht kemi 65 qytetarë të testuar  pozitiv me Coronavirus. Shumica prej tyre janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe një pjesë e madhe nuk kanë as edhe simptoma. Të gjithë janë në mbikëqyrje nga shtabi i Komunës së Prishtinës që kontaktohen çdo ditë”.

Ai tha se shumica e personave janë në vetkarantinim, dhe nuk kanë sëmundje të tjera përcjellëse.

“Shumica prej tyre janë mosha të reja dhe një pjesë e madhe nuk kanë sëmundje të tjera përcjellëse. Ata rrinë të vetizoluar në shtëpi në vetkarantim, dhe eventualisht nëse ka shenja me Coronavirus duhet të lajmërohen në Klinikën Infektive dhe hospitalizohen”.

“Mirëpo deri më tani asnjë prej tyre nuk ka shpërfaqë simptoma që janë në vetizolim”, shtoi ai.

Shumica prej tyre janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe një pjesë e madhe nuk kanë as simptoma, raporton EO.

Gashi tha se nëse kanë nevojë për ushqim e barna komuna e Prishtinës përmes shtabit i dërgohen familjeve në vetizolim.

“Pyeten për gjendjen e tyre shëndetësore  dhe aktivitetin, sepse të gjithë janë të obliguar të zbatojnë rekomandimet e OBSh-së dhe IKShP-së. Nëse kanë nevojë për ushqime dhe barna Komuna e Prishtinës përmes shtabit i dërgohen këtyre familjeve nën mbikëqyrje dhe vetizolim”, shtoi Gashi.

Të ngjashme