Tuneli dezinfektues në funksion – Gashi: Numri i rasteve mund të bie kah fundi i muajit

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:23 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tuneli dezinfektues i vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në kryeqytet, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, po shfrytëzohet nga qytetarët, pas riparimet të disa defekteve.

Drejtori i Shëndetësisë në komunë e Prishtinës, Bujar Gashi tha se, y tunel shërben për tu dezinfektuar secili person, që hyn në QKMF.

“Tuneli po që është i rëndësishëm ku para 15 ditësh në diskutimet me ekspertët e lëmisë persona të cilët gjithmonë na kanë dhënë rekomandime, erdhëm në përfundim që të kemi një tunel dezinfektues, ku pas disa konsultave vendosëm që të vendoset në oborrin e QKMF-së”.

“Në këtë qendër është fluksi më i madh i qytetarëve të cilët vijnë para kohës së Coronavirusit, dhe rastet të cilat lajmërohen në qendrat e tjera orientohen për në tendë të cilët kanë ndonjërën prej shenjave eventuale të Covid 19”.

Gashi më tej ka thënë se numri i të infektuarve në kryeqytet nuk është edhe aq i madh në krahasim me qytetet e tjera.

Sipas tij, bazuar në këtë trend të paraqitjes së rasteve të reja, pritet që numri i të infektuarave të bie nga fundi i këtij muaji, raporton EO.

“Katër ditët e fundit pas atyre 20 rasteve pozitive të cilat i patëm të shtunën. Ndërsa të hënën dhe të martën nga dy raste kjo nuk është për tu relaksuar jo për të menduar se s’kemi raste mirëpo nga 24 raste me datën 14 nga 24 testime dolën 2 në Prishtinë, ndërsa dje nga 27 raste kemi dy pozitive dhe nuk është numër i madh i rasteve pozitive, por nuk duhet të kemi komoditet”.

“Nuk presim një fluks të madh këto ditë. Këtij rasti i shtohet numri nga klinika Infektive dhe nga qendra studentore në karantinë. Ne lutemi të mos kemi pozitiv mirëpo në bazë të parashikimeve nuk presim rritje të madhe sepse shumica raste kontakti janë testuar”.

“Mirë kishte me qenë të kemi nga sot, mirëpo pavarësisht karantinimit mund të ketë lëvizje mirëpo mund të presim nga fundi i muajit prill rënie të rasteve”.

IKShP-ja ka njoftuar se dy raste janë konfirmuar me Coronavirus në Prishtinë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 423, kurse të shëruar janë 71 persona dhe të vdekur nëntë.

Të ngjashme