Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sportelet e kësaj komunën nesër do të punojnë deri në ora 14:00
Ndërkaq nga data 30 dhjetor 2017 e deri më 3 janar 2018 sportelet e Komunës nuk punojnë.
Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, sipas njoftimit nga komuna e Prishtinës kanë mundësi t`i marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku në objektin e vjetër të komunës dhe objektin e ri të komunës në Arbëri, të cilët do të jenë në funksion tërë kohën.