Komuna e Prizrenit ka larguar pengesat e vendosura në hapësirën publike.
Komuna ka njoftuar se pas ankesave të banorëve të lagjes Bazhdarhane, janë liruar hapësirat të cilat janë shfrytëzuar si parkingje.
Në njoftimin e komunës thuhet se pas pranimit të ankesave nga banorët, Drejtoria e Inspektoratit ka larguar pengesat e vendosura në atë lagje.
“Hapësira publike i takon të gjithë qytetarëve dhe nuk do të lejohet uzurpimi i saj”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.