Komuna e Prizrenit shpall ditë zie për vdekjen e tre familjarëve Sope

Prizren | 24 Shk 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie, pas rastit tragjik që ndodhi të shtunën në një aksident komunikacioni afër fshatit Zhur, ku humbën jetën tragjikisht tre anëtarëve të familjes Sope.

“Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie. Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysëm shtizë në të gjitha institucionet.

Kryetari Haskuka edhe një herë në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme